SËRISH ME EMISION HUMORI/ Zbuloni programin e ri ku do të shfaqet Eneda Tarifa – AlpeGossip
SËRISH ME EMISION HUMORI/ Zbuloni programin e ri ku do të shfaqet Eneda Tarifa

SËRISH ME EMISION HUMORI/ Zbuloni programin e ri ku do të shfaqet Eneda Tarifa

Pak ditë më parë nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ Eneda Tarifa tregoi se kishte lënë karrigen e trajneres në “The Voice Kids” pasi kishte disa angazhime të tjera. Vetëm pak orë më parë këngëtarja dhe moderatorja e njohur ka zbuluar se bëhet fjalë për një projekt në “RTSH”.

Në natën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor këngëtaren do e shohim me një program të dedikuar humorit e muzikës. Ai mban titullin “Tok Tok” dhe Enedën do e shohim në rolin e prezantueses, këngëtares dhe aktores.
“Nata e ndërrimit të viteve na gjen në “RTSH”.

Një program i ndërtuar me shumë batuta dhe humor, nga mjeshtri i penës Pëllumb Kulla dhe i kuruar në detaj nga një artist i dashur për të gjithë, Leonard Bombaj. Pata fatin të punoj me kolegë të mrekullueshëm, të prezantoj, aktroj e këndoj në “TOK TOK” 2019. Një eksperiencë që më dhuroi shumë”,- ka shkruar këngëtarja në një postim të bërë në ‘Instagram’.

Pak ditë më parë në emisionin “Lartë e poshtë”, në një intervistë me gazetarin Eraldo Rexho, Eneda zbuloi disa detaje nga projekti i ri dhe oferta që ju bë nga televizioni.

“Më është bërë si ofertë rreth dy muaj më parë dhe sigurisht që e pranova me shumë dëshirë. E kam bërë këtë gjë edhe rreth 10 vite më parë ku kam qenë bashkëprezantuese me Genc Ymerin dhe këtë vit jam me Leonard Bombaj dhe me një aktor, i cili tani po bëhet i njohur quhet, Kristian Koroveshi dhe jemi një treshe e lezetshme”,- u shpreh Eneda.

Eneda Tarifa është një figurë shumë e dashur për publikun dhe në natën e ndërrimit të viteve ajo ka trokitur shpesh herë gotat me shqiptarët.