ÇFARË NDODHI NË “BIG BROTHER VIP”? Arbana Osmani surprizon banorët – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI NË “BIG BROTHER VIP”? Arbana Osmani surprizon banorët

ÇFARË NDODHI NË “BIG BROTHER VIP”? Arbana Osmani surprizon banorët

Emisioni më i ndjekur në Shqipëri, është drejt fundit. Edhe dy javë kanë mbetur nga finalja e madhe, ku pjesë e garës janë ende Donaldi, Beniada, Iliri, Monika, Arjola dhe Einxhel.

Ndonëse më pak veta, gjërat kanë qenë shumë të tensionuara mes banorëve, për shkak të debatit që ka nisur nga Donaldi dhe Einxheli, duke krijuar kështu një farë krisjeje dhe distance mes konkurrentëve.

Por Arbana, me anë të një story në Instagram, na ka lajmëruar që ka vendosur t’i bëjë një surprizë shumë të bukur banorëve.

Prej kohësh tashmë Arbana Osmani u kishte premtuar konkurrentëve se do të gatuante një vakt të shijshëm për ta. Ditën e sotme Arbana ka përgatitur drekën për ta duke iu gatuar një shumëllojshmëri pjatash.

Dhe tani do nis gatimin për yjet. Ata do ta kenë surprizë”- shkruan moderatorja e emisionit në Instastory, ndërkohë që shpjegon se çfarë ka gatuar për ditën e sotme.

Ky gjest i ka gëzuar jashtë mase gjashtë banorët, të cilët sot kanë drekuar të gjithë bashkë, pas shumë ditësh që kanë qëndruar në distancë.

Kujtojmë se debati mes Einxhelit dhe Donaldit nisi për shkak të disa hesapeve të vjetra. Einxhel u shpreh se aktori nuk e ka paguar për katër muaj, duke ccuar kështu në një konflikt mes të dyve, Edhe kur Donaldi kërkoi një shpjegim për hapjen e kësaj teme, ai nuk mori përgjigje.