Zbulohet reality show më i ri shqiptar që do t’ju mbaj gozhduar përpara ekranit – AlpeGossip
Zbulohet reality show më i ri shqiptar që do t’ju mbaj gozhduar përpara ekranit

Zbulohet reality show më i ri shqiptar që do t’ju mbaj gozhduar përpara ekranit

Ai është një nga personazhet që është bërë i njohur për publikun shqiptar fal pjesëmarrjes së tij në ‘Master Chef Albania’ ku dhe ishte pjesë e jurisë. Bëhet fjalë për shefin më të famshëm shqiptar Renato Mekolli, i cili tashmë ka krijuar vendin e tij në showbizzin shqiptar duke qenë se merr shpesh herë pjesë nëpër spektaklet e njohura.

Së fundmi Renato ka zbuluar se shumë shpejt do ti rikthehet televizionit dhe këtë herë jo si pjesë e ndonjë jurie, por me spektaklin e vetë të gatimit.

Ai ka dhënë një prononcim për revistën ‘Bordo’ ku ka zbuluar projektin e tij të ri që sipas tij do të jetë një reality show që do të mbaj mbërthyer përpara ekranit të gjithë shqiptarët.

Renato është shprehur se ky reality show do të këtë të bëj sigurisht me kuzhinën dhe do të jetë një program shumë ndryshe nga të gjithë ata që kemi parë deri më sot. Ndër të tjera chefi ka rrëfyer se është në bisedime me dy nga ekranet më të ndjekura në Shqipëri dhe me shumë gjasa ky program do të shfaqet në njërin prej tyre.

Ndonëse nuk zbuloi shumë për projektin e tij, me siguri nga shtatori të gjithë do gozhdohen përpara ekranit për të parë këtë spektakël që premton shumë.