NGA LEDJON LIÇO TEK ERMAL MAMAQI/ Njihuni me meshkujt XHELOZ të ekranit (FOTO) – AlpeGossip
NGA LEDJON LIÇO TEK ERMAL MAMAQI/ Njihuni me meshkujt XHELOZ të ekranit (FOTO)

NGA LEDJON LIÇO TEK ERMAL MAMAQI/ Njihuni me meshkujt XHELOZ të ekranit (FOTO)

Nuk kishte si të ishte ndryshe edhe meshkujt e showbizit janë xheloze për partneret e tyre. Të ftuar nëpër emsione të ndryshme vip-at kanë zbuluar me deklratat sa xheloz janë.

Sigurisht nuk kanë faj pasi në krahë kanë femra të bukura dhe seksi. AlpeNews.al ju njhem me disa nga personazhet që e kanë pranuar publikisht faktin se janë xheloz.

Ledjon Liço

I pyetur nga gazetarët Ledioni ka thënë se bëhet xheloze për Sarën pasi ajo është një vajzë e re dhe shumë e bukur.

“Po sigurisht që jam. E ke parë Sarën ti apo jo? Sara është alamet ylli. Nëse nuk do jesh xheloz për Sarën, i bie të jesh budalla.”

Gentian Zenelaj

I ftuar në një emision aktori është pyetur sa xheloz është për gruan.

Gent Zenelaj: “Bëhem xheloz kur ajo i gjen gjërat para meje dhe i mendon gjërat para meje, kur ajo është më e zonja se unë. Kur ajo ka aq shumë qetësi kur vritet djali apo vajza, bëhem shumë xheloz.Unë jam një dhjaks i paparë”

Gjiko

Elita dhe Gjiko kanë treguar takimet e tyre të para dhe xhelozitë e reperit.Elita është shprehur se një natë e kishte ftuar Gjikon në vend ku kërcehej bachata. Duke qenë se Gjiko nuk dinte të kërcente, Elita është ngritur dhe ka kërcyer me një balerin që e dinte këtë lloj kërcimi.

Gjiko është bërë xheloz nga lëvizjet sensuale të partneres së tij, dhe ia ka ndaluar Elitës ta kërcejë bachata. Ai madje i ka thënë babait të Elitës, se Elita nuk do të kërcejë më bachata.

Getoar Selimi

Reperi kosiderohet si një ndër meshkujt më xheloz të showbizit. Prej disa muajsh u përfol se arsyeja e largimit të Marinës nga ekrani ishte pikërisht Genti.

Ermal Mamaqi

Ami në intervistën  ka folur rreth jetës privat ku tregoi detaje edhe për raportin me Ermalin.Ajo ka treguar se në fillimet e lidhjes së saj me moderatorin, ai ka qenë xheloz.

“E vërteta është që Ermali ka qenë shumë xheloz në fillimet tona. Megjithatë koha i ezauron disa gjëra, ngre disa besime të tjera tek njeriu, kështu që është qetësuar tani dhe e kemi fituar sigurinë tek njëri-tjetri. Por xhelozia duhet gjithmonë”

AlpeNews.al