"ISHE VETËM 22 VJEÇ DO TË KËNDOJA NË DASMË NJË DITË"/ Poni humb fansen (FOTO) - AlpeGossip
“ISHE VETËM 22 VJEÇ DO TË KËNDOJA NË DASMË NJË DITË”/  Poni humb fansen (FOTO)

“ISHE VETËM 22 VJEÇ DO TË KËNDOJA NË DASMË NJË DITË”/ Poni humb fansen (FOTO)

Përmes disa postimeve në Insta Story, Poni ndau me ndjekësit lajmin e hidhur të largimit nga jeta të një fanseje të saj, vetëm 22 vjeçe. E ndjera luftoi me sëmundjen, por nuk e mposhti dot!

“U bëre engjëll dhe pse engjëll ishe Alvina, vetëm 22 vjeçe! Kur të takova në spital në New York premtova se do të të këndoja në dasmë një ditë!! Tre muaj luftove, por nuk ia dole. Ah sikur të ishte me radhë dhe me moshë gjithçka! Prehu në paqe engjëll, këngën tënde të preferuar do ta këndoj sa herë do të kujtoj.” shkruan Poni.
Këngëtarja ka shpërndarë një foto dhe video nga surpriza që i bëri Alvinës në spital, në fillim të këtij viti.

“1 janar 2019, një surprizë Alvinës vogël në spital në New York. Prehu në paqe engjëll dhe sa herë të vi në New York, unë do këndoj këngët që ty të pëlqenin. Jeta është e padrejtë! Ishe vetëm 22 vjeçe dhe në 1 janar duhet të ishe duke festuar dhe sot duhet të ishe ne shkollë!” përfundon Poni.