U BLLOKUAN NË MINIERË NJË MUAJ MË PARË/ Gjendet trupi i një prej 14 minatorëve – AlpeGossip
U BLLOKUAN NË MINIERË NJË MUAJ MË PARË/ Gjendet trupi i një prej 14 minatorëve

U BLLOKUAN NË MINIERË NJË MUAJ MË PARË/ Gjendet trupi i një prej 14 minatorëve

Zhytësit e marinës indiane kanë gjetur trupin e një punëtori, që mbeti i bllokuar brenda një miniere qymyri në Meghalaya, së bashku me 14 minatorë të tjerë.

Burrat hynë në minierën ilegale më 13 dhjetor dhe u bllokuan brenda kur pusi u përmbyt nga një lumë aty afër.

Një mjet nënujor zbuloi trupin në një thellësi prej 48 metrash, tha marina.

Fati i minatorëve të tjerë të bllokuar është i paqartë.

Flota shtoi se trupi do të nxirrej nga miniera nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Rreth 200 persona të ekipit të shpëtimit ndodhen në vend dhe po përpiqen të kullojnë ujin në minierë.

Miniera 112 metra e thellë, ku punëtorët janë bllokuar ndodhet në rrethin e largët të East Jaintia Hills.

Minierat me ‘vrima të hapura’ janë gropa të gërmuara në tokë duke krijuar një vrimë të ngushtë për të gjetur qymyr dhe janë shumë të rrezikshme.

Punëtorët përfshirë fëmijët zbresin në miniera duke përdorur shkallët e bambuje dhe aksidentet janë të zakonshme.

Krijimi i këtyre llojeve të minierave është ndaluar me ligji në vitin 2014, por pronarët e minierave e kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme të Indisë.

Shumica e minatorëve të paligjshëm në Meghalaya janë punëtorë emigrantë që vijnë nga shtetet fqinje për të fituar para.

India është vendi i tretë më i madh në botë që prodhon qymyr dhe siguron 60% të nevojave energjetike të vendit, por industria është shumë e dobët.