MOS U HABISNI/ Nicki Minaj kopjon hapur Encën dhe është hera e tretë që e bën (FOTO) – AlpeGossip
MOS U HABISNI/ Nicki Minaj kopjon hapur Encën dhe është hera e tretë që e bën (FOTO)

MOS U HABISNI/ Nicki Minaj kopjon hapur Encën dhe është hera e tretë që e bën (FOTO)

Enca duket se është kthyer në frymëzim për reperen me famë botërore, Nicki Minaj. Kjo e fundit kopjoi fillimisht idenë e Encës në klipin “Kujt po i han”. Nicki u shfaq duke lëvizur e kënduar brenda një portreti në klipin “Woman like me”, ashtu si edhe Enca.

Herën e dytë, Nicki e kopjoi Encën duke realizuar një set fotografik si ajo mes luleve rozë e lejla dhe e veshur me fustan tyli. Një set të tillë fotografik Enca e kishte realizuar para Nickit, për këngën “Balad”.

Dhe hera e tretë ka ndodhur sot. Ne të Xing.al vumë re se në foton e fundit të postuar në Instagram ku shfaqet krah reperes Megan Thee Stallion, Nicki Minaj shfaqet e veshur si Enca në klipin “Jealous”.

Ishte e para Enca ajo që solli sivjet trendin e printeve zebër me jeshile fosforeshente e mesa duket me stilin e saj këngëtarja shqiptare ka frymëzuar edhe reperen amerikane./Xing.al