SURPRIZË! Ylli i serialit “Fate të kryqëzuara” vjen në vendin tonë (VIDEO) – AlpeGossip
SURPRIZË! Ylli i serialit “Fate të kryqëzuara” vjen në vendin tonë (VIDEO)

SURPRIZË! Ylli i serialit “Fate të kryqëzuara” vjen në vendin tonë (VIDEO)

Shumë prej jush me siguri e adhurojnë Xhihanin e serialit “Fate të kryqëzuara”.

Ndërsa për pjesën tjetër që nuk e dinë kush është, mjaftohuni me faktin që shqiptarët, por jo vetëm vdesin për të dhe filmat e tij dhe që quhet Erkan Petekkaya.

Sot aktori i mirënjohur turk ka publikuar një video dhe në përshkrimin e saj ka zbuluar se ndodhet në Kosovë.

Ende nuk dihet arsyeja pse është në vendin tonë, por për ju që ndoshta iu ndesh fati me të këto ditë, shijojeni dhe gëzohuni!

Sakaq Erkan Petekkaya aktualisht po xhiron serialin e tij më të ri me titull “Vurgun” i cili pritet të fillojë së shpejti në ekranin turk.