NGA ORINDA HUTA TEK LUANA VJOLLCA/ Çfarë të presim nga sezoni i RI televiziv (FOTO) – AlpeGossip
NGA ORINDA HUTA TEK LUANA VJOLLCA/ Çfarë të presim nga sezoni i RI televiziv (FOTO)

NGA ORINDA HUTA TEK LUANA VJOLLCA/ Çfarë të presim nga sezoni i RI televiziv (FOTO)

Fillimi i shtatorit shënoi edhe fillimi e sezonit të ri televiziv i cili u shoqërua edhe me levizje të shumta.

Emra të njohur të ekranit kanë ndryshuar “vendndodhjen” e tyre dhe kjo deri tani është pritur mirë nga publiku.

Përsa i përket programeve, veç atyre ekzistues ka edhe prurje të reja.

Më poshtë do të gjeni një listë të programeve kryesore që kanë filluar transmetimin e tyre, si ekzistuese ashtu edhe të reja:

Rudina

Emisioni live do të transmetohet përgjate harkut kohor mes ores 18:00-19:00 në gjithë këtë sezon televiziv. Autore dhe prezantuese e këtij talk-show  është Rudina Magjistari.

Hell’s Kitchen

Një show, që ndërthur garën, tensionin, pasionin dhe gatimin. “Hell’s Kitchen” numëron në Amerikë 17 sezone të suksesshme dhe së shpejti do të vijë edhe në Shqipëri në ekranin e “Top Channel”.

Vizioni i Pasdites

Formati i pasdites vjen nën drejtimin e Anila Çelës në “Vizion Plus” si një paketë e plotë kushtuar familjes.

Dance With Me

Ky format rikthehet edhe këtë sezon pas 5 vitesh transmetim në Tv Klan. Ai përbëhet nga 12 puntata ku vallëzojnë emra të njohur të ekranit.

Top Show

Top Show është një program i formatit Talk Show, drejtuar nga gazetari Alban Dudushi. Transmetohet çdo të martë ora 22:00 në ekranin e “Top Channel”.

E diela shqiptare

Një format nga Ardit Gjebrea, dhe mjaft popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim LIVE. E diela shqiptare nisi sot me plot risi të reja.

Ftesë në pesë

Ky program është një “new entry” në ekranin  e Top Channel dhe transmetohet çdo pasdite në orën 5:00, nga Bieta Sulo.

Xing me Ermalin

Një talk-show ku intervistat ndërthuren me humor dhe lojra të moderuara nga Ermal Mamaqi. Çdo i ftuar vjen ndryshe në syrin e publikut dhe gjithmonë në këndvështrimin argëtues dhe komik.

Pop Culture

Muzika, arti, shoëbiz dhe Lifestile të përmbledhura në një program, për të rinjtë dhe jo vetëm. Transmetohet nga e hëna në të premte në orën 15:35, nën drejtimin e Kelvi Kadillit dhe Dojna Memës.

Top Talent

Ky program i ri u transmetua gjatë korrikut në ekranin e  Top Channel dhe ishte në kërkim të gazetarëve dhe prezantuesve të ardhshëm.

Jo vetëm modë

“Jo vetëm modë” është një format televiziv argëtues, informues dhe edukativ. Këtë sezon do të transmetohet në drejtimin e Orinda Hutës në ekranin e Tv Klan.

Shiko Kush Luan

Një show që transmetohet çdo të dielë e ku përballen figurat më të njohura shqiptare, nën drejtimin e Luana Vjollcës.  Këtë sezon ka nisur transmetimi i edicionit te dytë.

Bukë,kripë dhe zemër

Dy shefat e kuzhinës Alfio Rrotani dhe Indrit Çela nëpërmjet gatimit dhe lojrave dhurojnë spektakël në ekranin e Top Channel. Ata njihen për karizmën e tyre dhe nëpërmjet humorit na mësojnë të gatuajmë ushqime të shijshme.

Përgatiti: AlpeNews.al