Mafiozi shqiptar që rrëzoi familjen e fundit të Cosa Nostras vjen në Shqipëri, takohet me reperin e preferuar të tij (FOTO) – AlpeGossip
Mafiozi shqiptar që rrëzoi familjen e fundit të Cosa Nostras vjen në Shqipëri, takohet me reperin e preferuar të tij (FOTO)

Mafiozi shqiptar që rrëzoi familjen e fundit të Cosa Nostras vjen në Shqipëri, takohet me reperin e preferuar të tij (FOTO)

Ai është shqiptari më i njohur në Amerikë, për vrasjet, trafikun e drogës dhe paratë e pista e të falsifikuara. John Alite, dikur pjesë e grupit mafioz Gambino në Amerikë, sot është i penduari dhe i mbrojturi i FBI-së. Në gjyqet federale të Xhunior Gotit dhe Ҫarls Karnelias, vjen edhe kthesa e shqiptarit që për shumë vite bëri jetën e mafiozit, u pendua, u dënua dhe tregoi të vërteta që shumë pjesëtarë të familjes kriminale ende nuk guxojnë t’i pranojnë.

Shqiptari me origjinë nga Gjirokastra, i lindur dhe i rritur në Queens të NYC, nga i biri i një taksixhiu, tek i besuari i John Gotti, bosit të organizatës mafioze më të famshme në botë ka mbërritur në Shqipëri.

Në një darkë të organizuar ai është takuar me reperin e njohur Stresin, të cilit më parë i publikonte këngët në profilet e tij zyrtare. Nuk e dimë çfarë lidhje kanë, por marrëdhënia e tyre duket shumë e mirë.