U ankua se nuk ka lekë, sot Silva Gunbardhin e mbulojnë dollarët (FOTO) – AlpeGossip
U ankua se nuk ka lekë, sot Silva Gunbardhin e mbulojnë dollarët (FOTO)

U ankua se nuk ka lekë, sot Silva Gunbardhin e mbulojnë dollarët (FOTO)

Vitin e kaluar bëri bujë deklarata e këngëtares së njohur Silva Gunbardhi se nuk kishte lekë dhe nuk është e pasur siç mendojnë të tjerët. Deklaratë që i shokoi të gjithë pasi Silva njihet si një nga këngëtaret më të paguara sidomos pas hitit “Të ka lali shpirt”.

Silva është gjithashtu shumë aktive në rrjete sociale dhe tërheq vëmendjen me fotot e saj siç ndodhi edhe sot.

Ajo ka postuar një foto ku shkruan se ia ka bërë ‘paparaci’, referuar një mikeshës së saj e cila shkruan se Silva po fut në bankë paratë e sezonit teksa foton e ka mbuluar me dollarë.

Kujtojmë që kënga e fundit e Silvës është “Marak” e publikuar dy muaj më parë dhe që ka pasur shumë sukses.