1 VIT PAS LINDJES SË DJALIT/ Jona Spahiu në super formë, ja si duket ajo (FOTO) – AlpeGossip
1 VIT PAS LINDJES SË DJALIT/ Jona Spahiu në super formë, ja si duket ajo (FOTO)

1 VIT PAS LINDJES SË DJALIT/ Jona Spahiu në super formë, ja si duket ajo (FOTO)

Moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë në shtator të vitit të kaluar me ardhjen në jetë të vogëlushit Raiden. Që nga ai moment moderatorja u fokusua shumë tek i biri dhe herë-herë ndan foto me të në rrjetet sociale.

Pas shtatzënisë ndodhi që trupi i Jonës të mos ishte më i njëjti, por të kishte disa kilogramë të tepërt, siç bëri të ditur dhe moderatorja para disa kohësh në instagram. Gjithsesi nga fotot e publikuara së fundmi, duket sikur Jona e ka rifituar trupin që kishte para lindjes së djalit.

Moderatorja ka postuar në instastoryn e saj një foto ku tregohet pesha dhe gjatësia e saj e tanishme. Përderisa ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj, do të thotë se Jona është më në fund e kënaqur me rezultatet e arritura.