Atdheu dhe Antonela patën takimin e dytë mes tyre në emisionin e sotëm. Gjithçka mes tyre nisi shumë mbarë dhe me mjaft skena romantike. Madje Antonela dhe Atdheu nuk nguruan të flisnin për fantazitë seksuale që kanë pasur me njëri-tjetrin. Gjatë takimit ata gatuan, por në fund mjaftoi një mesazh i ardhur në celularin e Atdheut që të prishte të gjithë magjinë.
Teksa Atdheu u largua, Antonela vuri re një mesazh për Atdheun ku shkruhej: “Me mungon” shoqëruar me një zemër të kuqe. Menjëherë pas këtij mesazhi ajo vendosi të largohej nga takimi e përlotur, pasi Atdheu u shpreh se ia kishte shkruar një person që është shumë i rëndësishëm për të. Ndonëse Atdheu u përpoq ta rikthente, ajo nuk e bëri këtë gjë dhe u shpreh e ofenduar që Atdheu mori mesazh nga dikush tjetër ndërkohë që ishte në takim me të.
Mirëpo gjithë këtë situatë Atdheu e sqaroi në studio. Ai tha se mesazhin ja kishte dërguar nëna e tij dhe madje e vërtetoi këtë gjë duke treguar celularin para kamerave. Antonela e pranoi, por nuk u shpreh 100% e bindur për vërtetësinë e fjalëve të Atdheut.
Megjithatë në fund të emisionit ajo tha se e kishte ekzagjeruar me reagimin e saj në takim, ndaj i kërkoi Atdheut një kërcim. Ndërsa në fund të emisionit ajo zgjodhi Saimirin për takimin e javës së ardhshme