Shkon në Suedi/ Këngëtarja shqiptare “shndërrohet” në kukull suedeze (FOTO) – AlpeGossip
Shkon në Suedi/ Këngëtarja shqiptare “shndërrohet” në kukull suedeze (FOTO)

Shkon në Suedi/ Këngëtarja shqiptare “shndërrohet” në kukull suedeze (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kejsi Tola ndodhet në Suedi për një koncert bashkë me shqiptaren tjetër, Eleni Foureira.

Gjatë qëndrimit atje ajo ka vizituar muzeun në Stokholm, ku dhe ka parë veten të shndërruar në një kukull miniaturë me veshjet nga performanca e saj në Eurovision 2009.

Miniatura është në Stokholm tek “ABBA The Museum” që është krijuar për bandën e ‘pop’-it ABBA dhe herë pas here ka ekspozita të ndryshme që lidhen vetëm me muzikën.

Aty përfshihen arritjet e këngëtarëve, prandaj Kejsi është një ndër ta pasi ia doli të bëhej pjesë e Eurovision vetëm pak kohë pasi hyri në tregun e muzikës.

“Unë dhe djali blu. Eurovison 2009”, shkruajti Kejsi, e lumtur për miniaturën kukull.