KEISI HARRON STRESIN/ Bukuroshja tashmë fotografohet me dikë tjetër (FOTO) – AlpeGossip
KEISI HARRON STRESIN/ Bukuroshja tashmë fotografohet me dikë tjetër (FOTO)

KEISI HARRON STRESIN/ Bukuroshja tashmë fotografohet me dikë tjetër (FOTO)

Një muaj më parë, çifti shumë i komentuar në media, Keisi dhe Stresi i dhanë fund martesës së tyre vetëm pak para dasmës që kishin ndër mend të organizonin. Arsyet e ndarjes nuk u thanë nga asnjëra nga palët dhe madje lajmi i ndarjes u zbulua nga mediat.

Stresi fillimisht e mohoi ndërsa Keisi e pranoi hapur se ata ishin ndarë me veprimet e saj. Bukuroshja brune fshiu fotot e tyre bashkë, e hoqi Stresin nga Instagrami, hoqi mbiemrin e tij nga bio i saj, pëlqeu një koment që fliste për ndarjen e tyre dhe u kthye në Kanada.

Pasi u kthye në Kanada, Keisi duket se e ka harruar Stresin dhe po shoqërohet me mikeshën e saj të ngushtë. Të dyja ishin mbrëmë në parkun e lojërave dhe Keisi dukej shumë e lumtur teksa argëtohej.

“Jam prapë fëmijë nga e para”, shkruan Keisi.

Bukuroshja u fotografua duke ngrënë pambuk sheqeri, duke u zbavitur në trenat e shpejtë në lartësi e duke bërë foto.