Ditën e djeshme, Marina Vjollca mori vëmendjen e ndjekësve në Instagram me disa foto tërheqëse, ku shfaqej e veshur me këmishë, taka dhe me flokët e lagura.
Të shumtë ishin ata që e komplimentuan moderatoren për pozat, mirëpo vëmendjen e ka tërhequr komenti i bashkëshortit të saj, Getoar Selimit.
Mesa duket ai nuk i ka rezistuar dot fotove të bashkëshortes së tij dhe në njërën prej tyre ka komentuar një zemër të kuqe, koment të cilin Marina ia ka kthyer me dy të tilla.