Foli për problemet politike në Shqipëri/ Fansat masakrojnë Evën me komente (FOTO) – AlpeGossip
Foli për problemet politike në Shqipëri/ Fansat masakrojnë Evën me komente (FOTO)

Foli për problemet politike në Shqipëri/ Fansat masakrojnë Evën me komente (FOTO)

Moderatorja e njohur shqiptare, Eva Murati, që në daljen e saj të parë në ekran tërhoqi vëmendjen dhe është kthyer në një ndër personazhet më të pëlqyera dhe komentuara nga publiku.
Shumë aktive në rrjetet sociale, Eva shpesh herë krahas fotove dhe videove, diskuton me ndjekësit e saj dhe rreth problem të ndryshme që ndodhin në vendin tonë. Së fundmi Eva në një postim në rrjetet sociale ka folur rreth aktualitetit në Shqipëri.

“Çështja Babale”, “Vrasja në Bllok”, “Gishti i mesit nga kryeministri”,“Çështja Xhisiela”, “Kopshti zoologjik i ferrit” të gjitha këto vetëm në 30ditët e fundit! Shiptarët po kalojnë ditë vërtetë të trishta”, shkruan Eva.

Mirëpo ndërhyrja e saj në këto tema nuk është pritur aspak mirë nga disa prej ndjekësve, të cilët e këshillojnë Evën të rri më mirë tek sporti, pasi nuk merr vesh fare nga politika.

“Ri o Eva tek ekrani se eshte sport i veshtire politika per ty do kellqe mos u mundo te na mbushesh mendjen se mer vesh nga politika per sa te kam pa ne TV nuk ja thu shume se sdje as te jepje nje opinion per reformen ne drejtesi kur te pyeten.”, I thotë një nga fansat.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i moderatores, e cila i ka theksuar komentuesit se problem kryesor në Shqipëri janë pikërisht njerëz si ai që flasin vend e pa vend.

“Profil fallco, une jam shume e vogel per te dhene mend per reformen ne drejtesi, priblemi kryesor ne shqiperi eshte se njerzit japin mend vend e pavend, flasin me kopetenca kur kane 0ide per ate qe nxjerrin nga goja. Cfare eshte shkruar mesiper eshte reagim per ngjarje sociale.”, shkruan ajo.