HARROJENI "THANK, YOU NEXT"/ Kënga e re e Ariana Grande-s është një "bombë" e vërtetë - AlpeGossip
HARROJENI “THANK, YOU NEXT”/ Kënga e re e Ariana Grande-s është një “bombë” e vërtetë

HARROJENI “THANK, YOU NEXT”/ Kënga e re e Ariana Grande-s është një “bombë” e vërtetë

Ndërsa në hitin “Thank you, next”, Ariana Grande i këndonte ish-të dashurve të saj, duke treguar se ishte mirënjohëse për eksperiencat e saj, kënga e re i kushtohet parave.

Këngëtarja publikoi në mesnatën e së enjtes videoklipin e projektit më të ri “7 Rings”.

25-vjeçarja tregon në klip anën e saj më sensuale, ndërsa është e shoqëruar nga disa prej mikeshave të ngushta, me të cilat dëfrehet gjatë një feste.

Ariana e shkroi këngën për shoqet e saj dhe sesi 6 prej tyre mbajnë një unazë miqësie. Por mbi të gjitha kjo këngë i kushtohet parasë dhe luksit që i mundëson vetes Grande, ndërsa në një pjesë të tekstit ajo këndon:

“I blej vetes të githa gjërat e preferuara/ Shkruaj çeqet e mia, ashtu siç shkruaj atë që këndoj/ Kushdo që tha se paratë nuk mund të zgjidhin problemet e tua/ Nuk duhet të ketë pasur mjaftueshëm për t’i zgjidhur/ Ata thonë cilën, jo unë i dua të gjitha”.

Refreni është shumë i thjeshtë për t’u mbajtur mend.

“E shoh, më pëlqen, e dua, e marr”.