PREKËSE: Në gjendje të mjerueshme, familja feston për herë të parë 8 vjetorin e vajzës (FOTO) - AlpeGossip
PREKËSE: Në gjendje të mjerueshme, familja feston për herë të parë 8 vjetorin e vajzës (FOTO)

PREKËSE: Në gjendje të mjerueshme, familja feston për herë të parë 8 vjetorin e vajzës (FOTO)

Gjatë mbrëmjes së sotme, në emisionin ‘Xing me Ermalin’, ishte i ftuar themeluesi i shoqatës së bamirësisë ‘Fundjavë ndryshe’, ArbërHajdari. Ai rrëfeu për punën tij të pa lodhur për të ndihmuar familjet në nevojë dhe i gjithë publiku u prek nga rasti i familjes së Lindita Laçit.

‘Fundjavë ndryshe’ dhe ‘Xing me Ermalin’, shkuan në shtëpinë e tyre në Laknas, ku Lindita jetonte me prindërit dhe 3 fëmijët e saj të vegjël. Ata ndodheshin në gjendje të mjerueshme, në kushte mjaft të vështira jetese dhe Lindita rrëfen se ka pasur raste që fëmijët kanë ndenjur edhe një javë pa ngrënë.

Stafi i ‘Xing me Ermalin’ dhe ‘Fundjavëndryshe’ vendosën tësurprizonin vogëlushen e familjes, e cila mbush 8-vjeç. Ata i sollën tortën dhe tullumbace dhe i kënduan këngën e ditëlindjes. Pas fryrjes së qirinjve, 8-vjeçarja ka treguar se dëshira që ajo kishte menduar ishte që të kishte një shtëpi të madhe dhe shumë gjëra për të ngrënë.

 

Ermali dhe Arbri i premtuan vogëlushes se shumë shpejt dëshira e saj do të bëhej realitet dhe se do të mundohen që të gjejnë fondet për ti mundësuar familjes në shtëpi të re dhe kushte më të mira jetese.