Kiara Tito ishte e ftuara e rradhës në emisionin “IN Style” me moderatore Sara Kolami në IN Tv. Bukuroshja e ekranit ndau me publikun shumë të reja nga jeta e saj profesionale dhe private gjithashtu. Në kohën e sotme përflitet shumë rreth operacioneve plastike dhe një ndër personat që është bërë ‘pre’ e ‘gojëve të liga’ është edhe Kiara.
Kësaj pyetjeje nuk i ka shpëtuar dot as në intervistën me Sarën, ku kjo e fundit e pyet troç fare nëse ka bërë diçka operacion apo jo. Buzët? Hundën? Mollëzat? Ballin?
Kiara Tito i përgjigjet:
“Meqë kjo ishte një pyetje shumë serioze edhe unë po i përgjigjem për herë të parë në emisionin tënd, JAM BËRË E GJITHA,” dhe qesh. Më tej vazhdon se: Jam natyrale dhe shpresoj mos të më kapi mania e operacioneve”./AlpeNews.al/