E PYETËN SE ÇFARË E EKSITON MODELEN DHE TË SHOQIN E SAJ/ Ashley Graham: Lutjet ndaj Zotit - AlpeGossip
E PYETËN SE ÇFARË E EKSITON MODELEN DHE TË SHOQIN E SAJ/ Ashley Graham: Lutjet ndaj Zotit

E PYETËN SE ÇFARË E EKSITON MODELEN DHE TË SHOQIN E SAJ/ Ashley Graham: Lutjet ndaj Zotit

Njerëz të ndryshëm eksitohen nga gjëra të ndryshme, por Ashley Graham na çuditi. Në një intervistë për “A Little Late with Lilly Sing,” supermodelja tha se e eksiton lutja e mbrëmjes.

“Unë dhe bashkëshorti im lutemi bashkë darkave, sepse mua më pëlqen të meditoj dhe të lutem, po kështu dhe atij. Kur lutemi bashkë, është më e fuqishme,” tha Ashley. “Në atë fuqi, kur jemi duke u lutur, sikur ndjejmë diçka.”

Ashley tha se sapo fiken dritat dhe ndizet muzika kishtare, diçka zgjohet. “Pasi lutemi, sepse i kemi prioritetet në vijë – i futemi punës. Si përvojë, na lidh më shumë me njëri-tjetrin në aspektin fizik dhe shpirtëror.”

Modelja ka folur edhe më parë për jetën e saj personale dhe fetare në një intervistë me Elle.

“Kur agjëron dhe kur lutesh, e ndjen më shumë Zotin,” tha ajo. “Pikërisht këtë donim dhe prandaj i bëjmë bashkë këto gjëra sepse në Bibël thuhet, ‘Kur dy a më shumë bëhen bashkë, Ai është mes tyre.’ Kur i bëjmë gjërat bashkë, bëhemi me të fortë.”

Kur u pyet si ajo dhe Justin e mbajnë pasionin gjallë pas tetë vitesh martesë, Ashley u përgjigj: Thjesht bëni seks. Bëni seks gjatë gjithë kohës,” shtoi ajo. “Edhe nëse s’jeni në humor, thjesht bëni seks. Kuptova që kur s’bëjmë seks, jam e acaruar dhe thumbuese. Pastaj e bëjmë dhe s’i shqitemi dot njëri-tjetrit. Thjesht themi ‘le ta bëjmë,’ dhe na rikthehet humori.”

Është e qartë që seksi dhe lutjet janë dy faktorë të rëndësishëm në martesën e Ashley dhe Justin. Bëhen bashkë a veç, është dytësore.