U tha se u LARGUA nga Top Channel, reagon moderatori i njohur: Po unë tani sa… (FOTO) – AlpeGossip
U tha se u LARGUA nga Top Channel, reagon moderatori i njohur: Po unë tani sa… (FOTO)

U tha se u LARGUA nga Top Channel, reagon moderatori i njohur: Po unë tani sa… (FOTO)

Lëvizjet e shumta që po ndodhin në televizionet shqiptare para fillimit të sezonit të ri televiziv në shtator janë bërë kryefjala e momentit dhe disa prej personazheve e kanë dhënë vetë lajmin e zhvendosjes së tyre.

Për shkak të një fotoje në Instagram, ditën e djeshme u aludua se edhe prezantuesi i emisionit ‘Në shtëpinë tonë’ në Top Channel, Florian Agalliu, do të ndërronte televizion. Në Instastoryn e tij ai kishte publikuar një foto ku i jepte lamtumirën stafit me të cilin kishte punuar dhe kishte shkruar se ata do ti mungonin.

Kaq mjaftoi që lajmi i zhvendosjes së tij të përhapej menjëherë, mirëpo ditën e sotme vetë Floriani ka reagur për lajmin e largimit. Ai e ka publikuar këtë lajm në Instastory dhe i habitur ka shkruar “Po unë sa erdha mo”, duke shuar zërat për zhvendosjen e tij.