RIKRIOJI "ÇIFTIN E LUMTUR" NË KALIFORNIA/ Xhoda bën "për një lekë" Delindën: Kopja... - AlpeGossip
RIKRIOJI “ÇIFTIN E LUMTUR” NË KALIFORNIA/ Xhoda bën “për një lekë” Delindën: Kopja…

RIKRIOJI “ÇIFTIN E LUMTUR” NË KALIFORNIA/ Xhoda bën “për një lekë” Delindën: Kopja…

Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela, ishte mbrëmjen e djeshme i ftuar në puntatën finale të emisionit “Shiko Kush Luan”. Bashkë me të, ishte dhe një pjesë e mirë e kastit të aktorëve të “I love Tropoja”. Irgeni është bërë pjesë e sfidave, lojerëva dhe intervistave dhe i ka bërë të gjithë të qeshin me sensin e tij të humorit.

Gjatë emisionit, aktori i është përgjigjur një pyetjeje të tillë: “Çfarë mendon për çiftin e lumtur që u kthye i sh qyer nga Delinda dhe Olsi?” (Behet fjalë për në spektaklin Klanifornia). Irgeni, i njohur si Xhoda, ka zgjedhur të përgjigjet duke treguar se asgjë nuk e zëvendëson dot origjinalin.

“Kjo është një pyetje që vërtetë e meriton një përgjigje, përpara se të përgjigjem dua të theksoj se unë dhe Flori që në zanafillën e çiftit të lumtur, e kemi sjellë në këtë pikë që është deri sot, kjo është një gjë që pak a shumë e dinë të gjithë. Çifti ka qenë një ide e imja fillestare, por që në fillime ne e kemi zhvilluar bashkë të dy dhe përsa i përket kopjes, kopja dihet që asnjëherë nuk është e bukur sa origjinali”, është shprehur Xhoda.

Më tej ai ka shtuar: “Por sigurisht kopja duhet sepse ne kur çojmë dicka në një institucion nuk lëmë pashaportën por lëmë kopjen. Ndër të tjera meriton të thuhet që bashkëpunimi që kemi pasur me Delindën ka qenë shumë i suksesshëm dhe ajo e ka bërë shumë mirë punën e saj si aktore por jam shumë, por vërtetë shumë, shumë i kënaqur me gruan e re, me talentin dhe përmasat mbi të gjitha…(duke iu referuar Arjola Demirit, e cila ishte po ashtu e ftuar në studio).