Luana Vjollca do të prezantoj “Big Brother 10”? ALPEgossip zbulon të vërtetën – AlpeGossip
Luana Vjollca do të prezantoj “Big Brother 10”? ALPEgossip zbulon të vërtetën

Luana Vjollca do të prezantoj “Big Brother 10”? ALPEgossip zbulon të vërtetën

Prezantuesja Luana Vjollca natën e mbrëmshme së bashku me stafin e saj mbylli sezonin e tretë të emisionit të saj “Shiko Kush Luan”.

Por ndryshe nga ky vit, Luana nuk do bëj mungesen e zakonshme deri në shtator në ekran por vetë moderatorja tha dje se do të rikthehet për 1 muaj ose 2.

Aludimet në rrjet menjëherë e lidhën me “Big Brother 10” duke qene se dhe Arbana Osmani lajmëroi rikthimin në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.

Prej kohesh kjo e fundit i ka dhënë të gjitha sinjalet se nuk do jetë më prezantuesja e reality show-t.

Por burime ekskluzive nga “Top Chanel” për Alpenews.al shprehen se projekti i Luana Vjollcës nuk bën fjalë për “BB10” por për një emision të ri drejtuar nga vetë ajo që pritet të nisë shpejt në ekran.

Megjithatë, gjithçka mund të ndodh. Deri atëherë na mbetet të presim për risitë që nuk mungojnë asnjeherë në ekranet shqiptare.

ALPEnews.al