SHITI “HIJAB” PËR VAJZA TË MITURA/ Njerëzit “kryqëzojnë” markën e njohur të veshjeve – AlpeGossip
SHITI “HIJAB” PËR VAJZA TË MITURA/ Njerëzit “kryqëzojnë” markën e njohur të veshjeve

SHITI “HIJAB” PËR VAJZA TË MITURA/ Njerëzit “kryqëzojnë” markën e njohur të veshjeve

Një markë e njohur veshjesh është kritikuar së tepërmi nga përdoruesit e internetit dhe jo vetëm, pasi prodhoi dhe shiti hijab për vajza të mitura. Veshja në fjalë ishte vendosur në website- in e kompanisë në kategorinë e veshjeve për vajzat 3- 4 vjeç.

Kjo duket se i ka irrituar shumë përdoruesit e internetit që e kanë gjykuar këtë veprim si diçka të tmerrshme.

Në përshkrimin e produktit në faqen online shkruhej: “Ky hijab është elastik, rezistent dhe i butë. Vjen në masat S- M- L për vajza të moshës 3- 4 vjeç.” Çështja në fjalë është konsideruar si problematike edhe nga shumë organizata të njohura që mbrojnë të drejtat e fëmijëve.

Sipas besimtarëve, mbulesa në kokë nga vajzat vendoset në kohën kur këto të fundit hyjnë në moshën e pubertetit. Për këtë arsye çështja në fjalë është konsideruar si shqetësuese pasi bëhet fjalë për një hijab të prodhuar për një moshë shumë të vogël vajzash.