Teksa gjyqi mes Jonny Depp dhe Amber Heard ka hyrë në javën e katërt, turproja i aktorit, Travis McGivern ka dhënë dëshminë e tij këtë të hënë.
Ai ka kujtuar një moment ku Amber Heard ka fyer dhe goditur aktorin në një zënkë në apartamenti e tyre në Los Angeles.
Roja i sigurisë, i cili e dha dëshminë e tij përmes një lidhjeje me video, përshkroi se si ndodhi zënka midis çiftit në mars të vitit 2015, kur Depp dhe Heard u kthyen nga Australia dhe se si u detyrua të ndërhynte kur debati u kthye në dhunë fizike.
Ai i tha gjykatës që Depp dhe Heard kishin debatuar “çdo natë” dhe se aktori ndonjëherë e thërriste truprojën në apartamentin që ndante me Heard, pasi ai zakonisht donte “të dilte nga ajo gjendje”.
“Në një moment isha dëshmitar ku Heard hodhi një kanaçe Red Bull ndaj Depp. U afrova më shumë me zotin Depp. Nuk doja që klienti im të goditet me ndonjë gjë tjetër.
Unë qëndrova pranë Depp. Sulmi verbal ka vazhduar, nga të dy. Ai ishte i zemëruar dhe i shqetësuar. Zonja Heard hodhi diçka tjetër, një çantë që kishte atje lart. Unë munda ta rrëzoja, kështu që nuk e goditi. Ajo e pështyu.”, tha ai mes të tjerash.
Kujtojmë gjithashtu se së fundmi është ndërmarrë dhe një peticion për largimin e Heard nga “Aquaman 2” i cili deri më tani ka mbledhur 3 milionë nënshkrime.