ROMANTIK SI ASNJËHERË MË PARË/ Ilir Shaqiri: Sa herë shikoj diellin, mendoj për gruan – AlpeGossip
ROMANTIK SI ASNJËHERË MË PARË/ Ilir Shaqiri: Sa herë shikoj diellin, mendoj për gruan

ROMANTIK SI ASNJËHERË MË PARË/ Ilir Shaqiri: Sa herë shikoj diellin, mendoj për gruan

Balerini i  njohur shqiptar, Ilir Shaqiri ka folur rreth marrëdhënies së tij me bashkëshorten.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Në Kurthin e Piter Pan 5”, ai u shpreh: “Sa herë që shikoj diellin, unë mendoj gruan time. Sot, për fat të keq ra shi, nuk kishte shumë diell, por sot kemi një diell tjetër që është Fiter Bajrami, kështu që “Gëzuar të gjithëve dhe shëndet dhe mbarësi paçi”.

Më tej i pyetur se çfarë i mungonte në “Big Brother VIP” më shumë nga rituali i jetës së përbashkët me Emanuelën, Iliri u përgjigj: “Më mungonin shumë gjëra. Më mungonte fjala, më mungonte shikimi, më mungonte ëmbëlsia, por tani aty brenda shtëpisë ndodhin disa mekanizima që janë “anti-njerëzore” sepse ti transformohesh…”.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, Emily, e cila ka ndjekur rrugën e tyre të artit.