Këngëtarja e njohur, Semi Jaupaj, ka zbuluar më herët se pas ndarjes me Bojken Lakon, kanë ruajtur një marrëdhënie mjaft të mirë me njëri-tjetrin. e këtë e ka vërtetuar së fundmi teksa në “Instastory” ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet artisti i njohur.
“Shoku im më i mirë i jetës”– shkruan ish-banorja e “Big Brother VIP” bashkëngjitur me videon ku shfaqet Bojken.
Ndërkohë kujtojmë se që pas ndarjes nga artisti, Semi nuk ka bërë asnjëherë asnjë postim në rrjetet sociale krah tij. Megjithatë këngëtarja shpesh ka shprehur edhe kur ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, se ajo dhe Lako ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore.
Ndërkohë romanca mes ish-çiftit nisi në vitin 2011, vetëm tre muaj pas ndarjes së kantautorit nga ish-bashkëshortja e tij, Olesia. Kur nisën të dilnin bashkë, Semi ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa Bojkeni 36 vjeç.
Të dy ishin të apasionuar pas rokut dhe kanë punuar bashkë për një periudhë të caktuar kohore kur Semi ishte vokalistja e grupit “Bojken Lako dhe Brezat”.