HISTORI DHE MESAZHE TË FORTA/ Arbana rrëfen e përlotur për sëmundjen e nënës së saj – AlpeGossip
HISTORI DHE MESAZHE TË FORTA/ Arbana rrëfen e përlotur për sëmundjen e nënës së saj

HISTORI DHE MESAZHE TË FORTA/ Arbana rrëfen e përlotur për sëmundjen e nënës së saj

Arbana Osmani drejtoi puntatën e radhës të ‘Dua të të bëj të lumtur’ të mbushur plot emocione. Këtë herë mbrëmja u mbyll me një të ftuar speciale që ishte Irma Libohova dhe historia që i përloti të gjithë kishte në qendër një nënë të sëmurë, e cila u bë e lumtur nga e bija pas dy operacioneve shumë të rënda që kishte kaluar.

E përlotur, moderatorja gjatë bashkëbisedimit rrëfeu për herë të parë historinë e vështirë personale që kishte kaluar në fëmijëri. “Nëna ime u diagnostikua me kancer. Mbaj mend që isha shumë e vogël në atë kohë dhe e vuajta shumë atë gjendje të sime ëme. Unë doja të dëgjoja vetëm një fjalë prej saj, doja të më thoshte që do ishte mirë dhe që do luftonte për ne, këtë dua t’i thuash edhe ti vajzës tënde që ke përballë, fëmijëve të tu”,-u shpreh Arbana.

Moderatorjae njohur, megjithëse flet shumë rrallë për jetën e saj jashtë kamerave nuk nguroi të  përçojë një mesazh shumë të fortë për publikun dhe zonjën që i preku të gjithë me historinë plot peripeci.