"JETOJ PËR KËTË MOMENT"/ Hueyda El Saied publikon foton më të ëmbël të ditës - AlpeGossip
“JETOJ PËR KËTË MOMENT”/ Hueyda El Saied publikon foton më të ëmbël të ditës

“JETOJ PËR KËTË MOMENT”/ Hueyda El Saied publikon foton më të ëmbël të ditës

Hueyda El Saied jeton larg Shqipërisë bashkë me djalin e saj Gabriel, por kontaktin me publikun shqiptar ka arritur ta ruajë edhe pse nuk është më aktive si dikur në televizion. Bukuroshja e ekranit publikon foto dhe video të ndryshme ku tregon për ditën e saj, apo momentet familjare me të voglin Gabriel, që tashmë e njohin të gjithë.

Pak orë më parë, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me djalin teksa ai e puth në ballë dhe krahas saj ka shkruar: “Jetoj për këtë moment”. Hueyda ka marrëdhënie të shkëlqyer me Gabrielin dhe për ta vërtetuar këtë mjafton t’i hedhësh një sy kësaj fotoje të ëmbël që me siguri ka prekur zemrat e çdo nëne.