ALEKSIA PELESHI I VË KAPAKUN MUHABETIT/ Tregon si e përjetoi ndarjen me Romeon – AlpeGossip
ALEKSIA PELESHI I VË KAPAKUN MUHABETIT/ Tregon si e përjetoi ndarjen me Romeon

ALEKSIA PELESHI I VË KAPAKUN MUHABETIT/ Tregon si e përjetoi ndarjen me Romeon

Pasi na ka rrëfyer pak kohë më pare e bindur se lidhja mes tyre ishte e konsoliduar, sot i ka vendosur vulën duke na thënë se dyshja nuk janë më bashkë. Gjërat nuk kanë funksionuar si duhet mes tyre.

Pasditen e sotme,në emisionin“Takimi i pasdites” në Tv Klan, Aleksia ka pranuar publikisht se lidhja mes saj dhe Romeos ka marrë fund: “Unë e di që kam folur me një siguri për atë lidhje, por nuk ka qenë sepse jam mendjelehtë apo sepse krijoj besim te një person tak-fak, përkundrazi është shumë e vështirë të ma fitosh besimin dhe nëse kam folur me kaq siguri është sepse ma kishte fituar sigurinë sepse më kishte futur në shtëpi, unë jetoja me familjen e tij, prindërit e tij, vëllezërit e tij ishin si familje e dytë për mua.”

“Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën, ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç. Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.”

E pyetur nga Rudina nëse e ka vuajtur ndarjen, Aleksia u përgjigj: “Ajo që vuajta unë është që kisha më shumë hallin se si do dal në publik se çfarë po ndodh me marrëdhënien time që është shumë e gabuar, por nuk e di pse kam pasur një lloj mendësie të prapambetur komplet që një femër është turp të ndahet, një femër është turp që të provojë disa lidhje derisa të gjejë të duhurën dhe gjatë gjithë kohës mendoja unë duhet të shfaqem para njerëzve sikur jam shumë e dashuruar që të gjithë të mendojnë që i kam gjërat në rregull por ndërkohë kjo nuk është aspak e rëndësishme, e rëndësishme është që unë shpirtërisht të jem mirë, që ai shpirtërisht të jetë mirë. Tani që më në fund po marr guximin ta them publikisht ndihem shumë e çliruar.”

Aleksia tha se komunikimet me Romeon i ka të mira, por kujton një shprehje të të atit tani që lidhja ka përfunduar: “Ehh, sa ujë do rrjedhë…” dhe për këtë, Aleksia thotë: “Dhe unë po them: të rrjedhë uji, mundësisht nga Shkumbini e sipër kësaj radhe“, – tha me të qeshur duke shuar njëherë e mirë të gjithë zërat.