TJETËR DORËHEQJE/ Vetëm gjashtë muaj në krah të Meghanit, largohet truproja (FOTO) - AlpeGossip
TJETËR DORËHEQJE/ Vetëm gjashtë muaj në krah të Meghanit, largohet truproja (FOTO)

TJETËR DORËHEQJE/ Vetëm gjashtë muaj në krah të Meghanit, largohet truproja (FOTO)

Pas vetëm 6 muajsh me Meghanin shefe, një tjetër person i stafit të afërt të saj ka dhënë dorëheqjen. Bëhet fjalë pët truprojën e gjatë bjonde ( emri i së cilës nuk është bërë publik për arsye sigurie, edhe pse foton e kanë parë të gjithë tashmë), ka hequr dorë nga posti I saj në Shtëpinë mbretërore e madje do të lërë fare edhe policinë metropolitane.

Ajo ra në sy sidomos gjatë udhëtimit që cifti pati në Fixhi, ku u kujdes ta nxirrte Meghanin nga turmë mjaft e ngjeshur njerëzish. Edhe sekretarja private e Harry-t dhe Meghanit, Samantha Cohen do të largohet pas 17 vitesh pune pranë familjes mbretërore. Kjo është dorëheqja e tretë brenda stafit që kur Meghani u bë dukeshë.

Shkaku i largimit të truprojes thuhet të jetë bërë bezdia e ish aktores, e cila nuk është mësuar ta kontrollojnë në cdo lëvizje; kjo i duket sikur ia kufizon personalitetin!!!