Nuk i kishin ndërruar kurrë pelenat/ Vdes nga infeksioni foshnja 4 muajshe – AlpeGossip
Nuk i kishin ndërruar kurrë pelenat/ Vdes nga infeksioni foshnja 4 muajshe

Nuk i kishin ndërruar kurrë pelenat/ Vdes nga infeksioni foshnja 4 muajshe

Një infeksion i rëndë i lëkurës ka vrarë Sterling Kohen. Foshnja 4 muajshe u gjet pa jetë në shtëpinë ku jetonte me prindërit e tij dhe motrën e madhe në Ioëa, SHBA.

Sipas prokurorit McAllister, për 14 ditë rresht fëmijës nuk i është ndërruar pelena. Autopsia gjeti krimba në stade të ndryshme zhvillimi në lëkurën dhe ndërresat e foshnjes.

Sterling, i kequshqyer dhe i dehidratuar, ndërroi jetë më 30 gusht të 2017-s. këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësor kundër babait të tij, Zachary Kohen, 29 vjeç dhe nënës Cheyanne Harris, 21 vjeç.

Të dy kanë probleme me drogën. Avokati i babait të fëmijës thotë se ‘bëhet fjalë për një tragjedi dhe jo për krim’.

Çifti, shpjegon avokati, ka një tjetër fëmijë, një vajzë 2 vjeçare e cila është e pastër dhe me shëndet të plotë.