BLUSH APO BRONZER? Cila përdoret më shumë gjatë verës? – AlpeGossip
BLUSH APO BRONZER? Cila përdoret më shumë gjatë verës?

BLUSH APO BRONZER? Cila përdoret më shumë gjatë verës?

Kur bëhet fjalë për grimin, bronzeri dhe blush-i janë dy produkte thelbësore të bukurisë që mund t’i përdorni për t’i dhënë pak ngjyrë dhe definicion lëkurës. Por cili është ndryshimi midis tyre?

Blush-i përdoret për t’i shtuar një skuqje të lehtë faqeve, ndërsa bronzer zakonisht jep efektin “e puthjes nga dielli”. Është një ose dy nuanca më e errët se toni i lëkurës suaj dhe në varësi të formulës së saj, mund ta përdorni për të konturuar tiparet.

Cilin të përdor më shumë gjatë verës? A mund të përdoren bashkë?

Ju mund t’i përdorni të dyja bashkë, ose veç e veç. E gjitha varet nga pamja që po kërkoni të arrini.

Blush-i i jep faqeve një ngjyrë të lehtë rozë dhe ju mund ta vendosni edhe pa aplikuar krem pudër. Edhe pse, zakonisht është bronzeri që përdoret më shumë në verë, nuk ka rregulla: Mjafton të vendosni çfarë ju duket më mirë për fytytën tuaj.

Nëse po kërkoni një pamje jo minimaliste, por më “glam” – atëherë mund të përdorni bronzerin dhe blush-in së bashku.

Filloni me aplikimin e bronzerit te mollëzat, zonën e sipërme të ballit, urën e hundës dhe nën zonën e mjekrës. Më pas, shtoni pak blush te faqet/mollëzat. Aplikoni dhe përzieni lehtë që të krijoni një ngjyrë të njëtrajtshme.

Shmangni aplikimin e bronzerit në gjithë fytyrën dhe përdoreni vetëm për t’i dhënë disa konture fytyrës. Ndërkohë, përdorni blush-in kur doni të jepni efektin e faqeve të “skuqura lehtë”.

Burimi: ModelCo