“MË MERRTE MALLI PËR GATIMET E MAMIT”/ Elhaida Dani flet për eksperiencën e koncerteve nëpër botë (FOTO) – AlpeGossip
“MË MERRTE MALLI PËR GATIMET E MAMIT”/ Elhaida Dani flet për eksperiencën e koncerteve nëpër botë (FOTO)

“MË MERRTE MALLI PËR GATIMET E MAMIT”/ Elhaida Dani flet për eksperiencën e koncerteve nëpër botë (FOTO)

Pas koncerteve të suksesshme në disa shtete të botës, Elhaida Dani është rikthyer sërish në Shqipëri. Ditën e sotme këngëtarja ishte e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka treguar për eksperiencën e saj në Kanada dhe Rusi.

Ajo ka treguar se ata që kishin vajtur për ta ndjekur në koncertin në Kanada e kishin pyetur se për çfarë e kishte marrë më shumë malli nga Shqipëria. “Për gatimet e mamit”, – kishte thënë këngëtarja, e më pas ditën tjetër kur kishte zbritur nga dhoma kishte gjetur pite me spinaq tek sporteli. Ndërsa për koncertin e saj në Rusi, Elhaida ka thënë se është ndjerë e privilegjuar, sepse ka kënduar për kryeministrin e Rusisë. Këngëtarja shqiptare është shprehur shumë entuziaste edhe për koncertin e saj recital, që do të mbahet në të ardhmen.