E TRISHTË/ Dikur ka bërë shqiptarët të qeshnin me lot, sot aktori nuk flet më pas operacionit – AlpeGossip
E TRISHTË/ Dikur ka bërë shqiptarët të qeshnin me lot, sot aktori nuk flet më pas operacionit

E TRISHTË/ Dikur ka bërë shqiptarët të qeshnin me lot, sot aktori nuk flet më pas operacionit

Të ftuar në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e sotme janë dy humoristët e njohur të grupit Parodistët e Vlorës, Afrimi dhe Agroni të cilët prej dekadash kanë bërëtë qeshin të gjithë shqiptarët. Dy parodistët e tjerë, Muhameti dhe Mane nuk ndodhen në studio.
Për Manen, Afrimi dhe Agroni treguan se ai fatkeqësisht nuk flet më për shkak të një operacioni në grykë.

“Ishte viti 2004 dhe ndodheshim në Amerikë për turne. Mane u vizitua në një klinikë private dhe u konstatua që kishte një masë në fyt dhe duhej të operohej patjetër. I hoqën komplet të gjithë kordat. Mane nuk flet më. Gëzon shëndet të plot dhe nuk mungon në shfaqjet tona. U trondit kur e mori vesh, ishte moment i vështirë. Kur doli nga doktori ishte shumë i shqetësuar. I kishin thënë që kishte tumor”, treguan Afrimi dhe Agroni.