Alketa Vejsiu rrëfen SEKRETIN e SUKSESIT në biznes: Nuk jam një drejtuese e… (VIDEO) – AlpeGossip
Alketa Vejsiu rrëfen SEKRETIN e SUKSESIT në biznes: Nuk jam një drejtuese e… (VIDEO)

Alketa Vejsiu rrëfen SEKRETIN e SUKSESIT në biznes: Nuk jam një drejtuese e… (VIDEO)

Sipërmarrëse, prezantuese dhe këngëtare! Këto janë tre fjalët që na vijnë në mendje kur përmendim Alketa Vejsiun që ia ka dalë të ketë sukses në të gjitha fushat që ka provuar.

Kohët e fundit ka krijuar biznesin e saj, që po rezulton tepër i preferuar nga njerëzit. Në intervistën për “Mos i fol shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo ka zbuluar sekretin e suksesit.

Alketa Vejsiu: Nuk jam një drejtuese autoritare që vendos barriera komunikimi. Unë e kam konsideruar kompaninë si një familje. Ata njerëz shpenzojnë gati 70% të ditës dhe jetës së tyre për një punë që është një tjetër projekt i rëndësishëm ku kam hedhur energjitë e mia, kohën time, paratë e mia. Duhet të jetë në fillim një harmoni dhe një klimë perfekte që në fund të ditës të kenë të realizuar kënaqësinë dhe vetëvlerësimin. Nuk punoj dot me njerëz të ftohtë që thjesht bëjnë punën e tyre dhe mirupafshim. Jam gjithmonë në komunikim dhe them faleminderit që është teknologjia e avancuar. Vajzat janë energjike dhe kanë kuptuar që klienti është ai që na mban dhe pushojë nga puna kur të dojë. Pa një skuadër të mirë, asnjë lider nuk mund të bëjë suksese.