ÇFARË I KANË BËRË FANSAT MAKINËS SË BORA ZEMANIT? Moderatorja publikon pamjet (VIDEO) – AlpeGossip
ÇFARË I KANË BËRË FANSAT MAKINËS SË BORA ZEMANIT? Moderatorja publikon pamjet (VIDEO)

ÇFARË I KANË BËRË FANSAT MAKINËS SË BORA ZEMANIT? Moderatorja publikon pamjet (VIDEO)

Fansat e Bora Zemanit nuk ndalen së surprizuari moderatoren, qoftë edhe me detajet më të vogla.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Bora nëpërmjet një postimi në InstaStory. Moderatorja publikoi një video të makinës së saj nga jashtë, ku tregonte se disa nga fansat e saj i kishin bërë dedikime.

Fillimisht Bora kërkon ndjesë për makinën e saj të pistë, por duket se fansat e kanë pasur shumë të lehtë që të mund të shkruanin fjalët me gishta mbi pluhur.

Gjithsesi prezantuesja u shpreh se i ka pëlqyer shumë dhe ndihej mjaft e lumtur për këtë gjest nga ana e tyre.

“Më vjen shumë turp që makinën e kam kaq shumë pis por u lumturova shumë për shkrimet që më kishin bërë tek makina. Shumë pis por që të jep mundësinë për të shkruar”– dëgjohej Bora duke thënë në video.

VIDEO