HABIT ME DEKLARATËN/ Aktori i njohur: Prindërit e mi dështuan me rritjen time – AlpeGossip
HABIT ME DEKLARATËN/ Aktori i njohur: Prindërit e mi dështuan me rritjen time

HABIT ME DEKLARATËN/ Aktori i njohur: Prindërit e mi dështuan me rritjen time

Gjatë një eventi, teksa ishte i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij, aktori Ryan Reynolds në fjalën e tij tregoj shumë të pathëna sa  përket jetës  private.

Duke e lënë disi sharmin anash, Ryan u kthye pas në fëmijëri ku ka rrëfyer se sa shumë dhimbje mban mbi vete nga ajo kohë, ndaj nuk do të jetë aq i ashpër në rolen e filmave që do të ketë.

“Prindërit e mi ishin dështim total. Ata gabuan shumë me mua dhe vëllezërit e mi”-u shpreh aktori.

Kësaj deklarate ai i shtoi “edhe dozën e humorit” lidhur me disa batuta për filmat e ndaluar që kish parë në fëmijëri dhe më pas, duke u kthyer në seriozitet u shpreh se do donte shumë të kontaktonte me veten e tij si 12-vjeçar. 

“Jam ende shumë i nevrikosur si atëherë, por kur aktroj e fsheh. Brenda vetes ulëras, por askush se kupton dot. Ndaj moto ime është: Kokën lart, çdo gjë do jetë mirë”, u shpreh ai.

Megjithatë, në fund të gjithë kësaj aktori u shpreh se marrëdhënia mes tij dhe mamasë ka qenë gjithmonë shumë speciale, ndaj ka mësuar shumë prej prindërve.

Ai tregoi se nga raporti me prindër ka kuptuar disa gabime të cilat kurrsesi nuk mundet ti përsërisë me fëmijët e tij.