Me ‘Trëndafil’ e ‘Xhelozi’, Elvana dhe Flori përplasen ‘kokë më kokë’ ! (VIDEO) - AlpeGossip
Me ‘Trëndafil’ e ‘Xhelozi’, Elvana dhe Flori përplasen ‘kokë më kokë’ ! (VIDEO)

Me ‘Trëndafil’ e ‘Xhelozi’, Elvana dhe Flori përplasen ‘kokë më kokë’ ! (VIDEO)

Edhe pse në rrugë të ndarë ata duket se janë përplasur me projektet e tyre, duke i lançuar në të njëjtën kohë. Këngëtari Flori Mumajesi ka publikuar këngën e tij më të re dhe bashkëpunimin e parë me Dhurata Dorën. Kënga ‘Trëndafil’ risjellë Florin me motive latine, pasi e para ishte ‘Karma’. Edhe kjo këngë krah ritmit i kushtohet dashurisë.

Publikimi i kësaj këngë të re përkon me momentin kur ish bashkëpunëtorja e tij Elvana Gjate rikthehet më fuqishëm se asnjëherë më parë me disa këngë.

Për koincidencë të dy i kanë kënduar dashurisë dhe titujt janë tepër të goditur, “Me fal”, “Xheloz” dhe Trëndafil. Edhe pse rrugët tashmë i kanë të ndarë, sukseset e tyre përplasen ‘kokë më kokë’.