E mitura kafshohet në fytyrë nga qeni i Elton John! Këngëtari injoron situatën (FOTO) – AlpeGossip
E mitura kafshohet në fytyrë nga qeni i Elton John! Këngëtari injoron situatën (FOTO)

E mitura kafshohet në fytyrë nga qeni i Elton John! Këngëtari injoron situatën (FOTO)

Duket se një aksident i ndodhur 2 vite më parë është rikthyer edhe një herë në vëmendjen e medias rozë.

Mari Kieran është fqinja e këngëtarit të madh në shtëpinë e tij në Berkshire. Ajo pretendon se qeni i Elton John ka kafshuar në fytyrë vajzën e saj të vogël dhe ende nuk ka kërkuar faje për këtë gjë.

Në një intervistë për “The Sun” ajo ka treguar se John dhe bashkëshorti i tij po e injorojnë krejtësisht situatën dhe nuk po i kthejnë përgjigje mesazheve të saj.

Para dy vitesh vogëlushja ka hyrë në shtëpinë e tij për të luajtur me qenin ndërkohë që askush nuk ndodhej aty. Gjatë përkëdheljeve të saj, qeni është egërsuar duke e kafshuar vajzën 5-vjeçare në fytyrë.

Sipas mamasë së saj ajo ende ka shenja në hundë dhe në sy ndërkohë që Elton John dhe partneri janë në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe po e shmangin për të mos u përballur me drejtësinë.