RIKTHEHET STRESI/ Pas daljes nga burgu reperi ngre publikun në këmbë (VIDEO) – AlpeGossip
RIKTHEHET STRESI/ Pas daljes nga burgu reperi ngre publikun në këmbë (VIDEO)

RIKTHEHET STRESI/ Pas daljes nga burgu reperi ngre publikun në këmbë (VIDEO)

Mbrëmjen e kaluar reperi i njohur Stresi iu kthye skenave muzikore.

Pas një shkëputjeje disamujore Stresi doli para fansave më në formë se kurrë.

Këngëtari ishte i ftuar në koncertin “HB” që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në sheshin “Nënë Tereza” së bashku me disa artistë të tjerë si Cozman, apo Don Phenom.
Këngëtari kujtoi për fansat e tij disa nga këngët më të suksesshme dhe dukej që të gjithë të pranishmit mezi kishin pritur t’i dëgjonin sërish të performuara live nga Stresi.

Teksa reperi u ngjit në skenë të gjithë nisën të brohosisnin me të madhe dhe disa të tjerë e shoqëronin nga pas.

Gjatë gjithë performancës Stresi shoqërohej nga zërat e fansave të tij, të cilët kishin mësuar çdo tekst të këngëve të reperit.
Ky ishte koncerti i parë për Stresin pas daljes nga burgu dhe me siguri shumë të tjerë do të vijnë më pas.
Këngëtari u arrestua para pak muajsh nga policia pasi u kap me armë zjarri dhe kokainë në një hotel.