Pas SHERRIT me On Records, Mozzik rikthen këngën që bëri NAMIN (VIDEO) – AlpeGossip
Pas SHERRIT me On Records, Mozzik rikthen këngën që bëri NAMIN (VIDEO)

Pas SHERRIT me On Records, Mozzik rikthen këngën që bëri NAMIN (VIDEO)

Reperi Mozzik ka rikthyer projektin e tij muzikor “Madam” pas përplasjes së fortë që pati me ish-labelin e tij “On Records”.

Ata e akuzuan për vjedhjen e muzikës, gjë të cilën duket se e ka zgjidhur dhe ia ka dalë ta sjellë përsëri këngën në kanalin e tij në Youtube.

Kjo është kënga e parë solo që solli pas largimit nga ZappnChriss. Vetëm 10 ditë në treg dhe ka arritur mbi 7 milionë klikime.

Në këtë projekt ai ka folur për tradhtinë ndaj të dashurës tij, por nuk dihet nëse lidhet direkt me jetën e tij private dhe për partneren prej disa muajsh Loredana Zefi.