PLAS SHERRI DHE IRONIA LIVE/ Soni Malaj shpërthen ndaj Ilir Shaqirit: Si mundesh ti… – AlpeGossip
PLAS SHERRI DHE IRONIA LIVE/ Soni Malaj shpërthen ndaj Ilir Shaqirit: Si mundesh ti…

PLAS SHERRI DHE IRONIA LIVE/ Soni Malaj shpërthen ndaj Ilir Shaqirit: Si mundesh ti…

Sot në mbrëmje po mbahet emisioni “Dancing with the Stars” dhe konkurentja e fundit për këtë mbëmje ishte Soni Malaj me një pasodoble.

Kur erdhi rradha për jurinë që të jepte mendimin, Ilir Shaqiri ju drejtua Soni Malajt se i ishte dukur e kontraktuar dhe disa pasazhe kërcimi ka qenë e tensionuar.

Sot për herë të parë Soni Malaj reagoi kundra tij duke i thënë se nuk ishte fare e kontraktuar dhe se u përpoq ta bënte sa më mirë.

“Lëvizjet ishin shumë të veshtira dhe i ftoj të gjithë që duan ta provojnë le ta bëjnë. E kanë pranuar  vetë balerinë që ky është një kërcim shumë i vështirë se është pasodoble. Si mundesh ti ta quash një kërcim jo të vështirë”, thotë Soni.

“Faleminderit që më tregove se unë nuk bëj këtë zanat në fakt”, reagon me ironi Ilir Shaqiri.

Sakaq, teksa Soni është përpjekur të shpjegojë kërcimin e saj dhe vështirësitë që ka hasur, kryetari i jurisë i është kthyer ashpër:“Nuk do më mësosh mua ti”