Aktorja e njohur e filmit “Friends with Benefits” është padyshim një ndër të preferuarat për publikun. Ajo tërhoqi shumë vëmendjen në këtë film, ku luante rolin e një vajze që së bashku me mikun e saj ishin ‘miq me përfitime’ dhe kryenin vetëm marrëdhënie seksuale pa pasur një lidhje stabël.
Mirëpo së fundmi Mila Kunis ka treguar për një intervistë se historia e saj e dashurisë me bashkëshortin Ashton është e njëjta me atë të filmit “Friend with Benefits”. Ajo ka treguar se në fillim me aktorin takoheshin vetëm për të kryer marrëdhënie seksuale.
Por dy aktorët e famshëm më pas ranë në dashuri dhe tashmë janë të martuar dhe prindër të dy fëmijëve. Siç dihet edhe Ashton Kutcher ka luajtur më parë një film të ngjashëm që titullohej ‘No Strings Attached’.