I publikuan fotot intime, prindërit nxjerrin jashtë shtëpisë aktoren turke (FOTO) – AlpeGossip
I publikuan fotot intime, prindërit nxjerrin jashtë shtëpisë aktoren turke (FOTO)

I publikuan fotot intime, prindërit nxjerrin jashtë shtëpisë aktoren turke (FOTO)

Prej dy ditësh kanë bërë xhiron e mediave fotot e Tuba Buyukustun me partnerin e saj Umut Evirgen gjatë pushimeve në Bodrum. Çifti shfaqeshin në momente intime duke u puthur e përkëdhelur e fotot kanë bërë bujë në rrjet, aq sa aktorja e njohur për rolin e “Syhan”, shpërtheu në rrjete sociale me një postim ku me ironi shkruante se njerëzve u pëlqen të gjykojnë sikur vetë janë të pafajshëm.

Mirëpo pas këtyre fotove, Tubas i janë hapur probleme edhe me familjen. Mediat shkruajnë se aktorja ka bërë sherr me prindërit dhe se pas sherrit është larguar nga shtëpia verore e prindërve në Bodrum, aty ku po qëndronte. Aktorja ndodhet aktualisht në hotelin ku qëndron Umut Evirgen, partneri 8 vite më i ri.