Ditën e djeshme në “Për’puthen” pati një takim 4 minutësh, mes Rinianit dhe Sindit, pasi kjo e fundit kishte shprehur dëshirën për të pasur një takim me djalin nga Mirdita gjatë kësaj jave. Sindi shprehu hapur pëlqimin për Rinianin, duke thënë se i vijnë shumë këndshëm batutat që ai bën. Mirëpo Riniani nuk pranoi që takimi mes tyre të vazhdonte për 4 minuta të plota, pasi pa u stepur fare tha se nuk ka tërheqje ndaj Sindit.
Ai i tha Sindit se nuk e shikon dot si partneren e tij të ardhshme dhe se ata të dy mund të jenë thjesht dy miq shumë të mirë. Pas fjalëve të Rinianit takimi u mbyll brenda më pak se 3 minuta.
Sigurisht që kjo bëri bujë, sepse nuk kishte ndodhur më herët në emision, por siç duket Sindi nuk e ka përjetuar keq refuzimin e Rinianit. Duke qenë se kishte shumë që e komentuan këtë moment, Sindi ju është përgjigjur të gjithëve me një video të papritur me Atdheun e duke hedhur kunja.
“Refuzimi?! Çfarë?! Unë kam djalin më seksi duke kënduar vetëm për mua”, ka shkruar Sindi përkrah videos me Atdheun.
Më pas atë e ka ripostuar edhe djali nga Kosova, që ka shkruar: “Nuk kanë thënë kot kapu për rrënje jo për dege. Sindi Loci më e mira”.
Videoja e tyre bëri xhiron e rrjetit, ndërsa Loco, ish-konkurrenti që deklaroi se ishte vetëm për Sindin në “Për’puthen”, duket se është bërë xheloz. Ndaj, ai ka tërhequr zyrtarisht deklaratën për Sindin, duke i kërkuar gjithashtu ‘llogari’ Atdheut.
“E tërheq zyrtarisht deklaratën time për Sindin. Dua një takim sqarues me Atdheun.”- shkruan Elvisi.
“Përgjigjen e gjen tek kënga, nuk e kam zgjedh kot këtë ‘hala jam i përparshmi’. Me gjithë respektin për ty, po janë ca gjëra që nuk më ikin lehtë nga dora.”-ia ktheu Atdheu.
Ndërkohë, përgjigjes së Atdheut i pasoi një video e Sindit me këngën e “Babastars”, “Hajde te baba”.
“Të gjithë te baba vijnë në fund.”- shkroi ajo, duke treguar edhe njëherë pëlqimin e saj për Atdheun.
ende nuk dihet ç’po ndodh mes tyre, tashmë që Atdheu nuk është më konkurrent i “Për’puthen”.