NUK I DINIM/ Tuna flet për vështirësitë e së kaluarës (FOTO) – AlpeGossip
NUK I DINIM/ Tuna flet për vështirësitë e së kaluarës   (FOTO)

NUK I DINIM/ Tuna flet për vështirësitë e së kaluarës (FOTO)

Së fundmi, këngëtarja e njohur Tuna ka festuar ditëlindjen. Ajo mbushi 34 vjeç dhe urimin e parë ja bëri vetë vetes. “A e din që e kam ditëlindjen?- e pyeta. “E di. E di që edhe kurrë s’ki me u mbush me mend”. Urimet e shumta nuk munguar as nga miqtë dhe fansat e saj.

Ndërkohë bashkëshorti i saj i kishte përgatitur një surprizë. Patrisi publikoi një video ku shihej se kishte mbushur të gjithë shtëpinë me tullumbace dhe e uroi Tunën me fjalët më të ëmbla.

Ndërkohë pak minuta më parë, Tuna  ka publikuar një foto të vetes dhe pranë saj ka shkruar disa fjalë për të kaluarën e saj duke i treguar të gjithëve se nuk pendohet për asgjë që ka bërë.

“Në datën e ditëlindjes time hodha shikimin prapa. Asgjë nga e kaluara s’do kisha ndryshuar…asgjë… hmmm. Gjithçka në jetë është një shkollë që të mëson që të formëson. Jam e lumtur me veten time sot.”, përfundon këngëtarja e cila ndër vite ka qenë një nga personazhet më të komentuara për jetën e saj private.