BËHUNI GATI PËR FESTË/ Luana dhe Faydee sjellin surprizën e madhe për fansat – AlpeGossip
BËHUNI GATI PËR FESTË/ Luana dhe Faydee sjellin surprizën e madhe për fansat

BËHUNI GATI PËR FESTË/ Luana dhe Faydee sjellin surprizën e madhe për fansat

Luana Vjollca po korr një sukses të madh që pas publikimit të bashkëpunimit me këngëtarin me famë botërore Faydee. Kënga e tyre “Yalla Habibi” që në momentin e parë që u publikua u pëlqye shumë nga publiku dhe deri tani ka mbledhur 1.7 milionë klikime.

Siç duket Faydee u kënaq shumë gjatë xhirimeve në Shqipëri dhe ditën e sotme ai së bashku me Luanën kanë përgatitur një surprizë për fansat e tyre.

Moderatorja e njohur ka lajmëruar pak më parë që ajo së bashku me Faydeen do të jenë ditën e sotme në orën 18:00 më Sheshin Skënderbej në koncertin e organizuar nga Digitalb.