Pamje të rënda/ Akulli vdekjeprurës i merr jetën pensionistes – AlpeGossip
Pamje të rënda/ Akulli vdekjeprurës i merr jetën pensionistes

Pamje të rënda/ Akulli vdekjeprurës i merr jetën pensionistes

Një pensioniste në Kazakistan ka humbur jetën pasi u godit nga një copë akulli që ra nga një ndërtesë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e frikshëm kur copa e akullit la të vdekur Natalia Shamuzovën.

Në video duket si 60-vjeçarja ra në tokë pa ndenja. Një kalimtar pranë aksidentit pa cfarë ndodhi, por vazhdoi të ecte sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Ndërsa një burrë mbeti tërësisht i shokuar dhe më pas telefonoi urgjencën për ndihmën e shpejtë.

Mediat e huaja kanë njoftuar se familja e pensionistes po përgatitet të denoncojë autoritetet që janë përgjegjëse për heqjen e akullit vdekjeprurës që qëndron i varur në ndërtesa.